
Ambientalisti Agron Lamko deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se sa i përket nivelit të ndotjes Tirana ka një përmirësim në krahasim me vitet e kaluara megjithëse listoi një sërë faktorësh që ndikojnë negativisht.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Lamko tha se ndërtimet pa kriter dhe ngushtimi i hapësirave publike ka ndikuar negativisht në ndotjen e Tiranës duke shtuar se dhe fshirja e rrugëve bëhet në thatë dhe trotuaret fshihen ende me fshesë.
Sipas ambientalistit ndarja e mbetjeve duhet të fillojë në shtëpi dhe jo tek kazanët e plehrave.
Tirana, si shumë kryeqytete të tjera të Evropës. Edhe Milano e Torino, dhe qytete të tjera kanë ndotje, pasi qarkullimi i makinave i shkakton këto probleme.
Tirana ka përmirësim në vitet e mëparshme, ka probleme me nënkalimet.
Problemet e firmave të ndërtimit, ndërtimet pa kriter, ngushtimi i hapësirave publike ka ndikuar negativisht, ky është faktori kryesor që nuk lejon qarkullimin e ajrit. Tirana është e rrethuar me kodra dhe rrymat nuk janë të favorshme. Ka problematike me ndërtimet dhe pastrimin e qytetit. Mjetet teknologjike punojnë në mënyrë arkaike dhe fshirja e rrugës bëhen në të thatë. Trotuaret fshihet ne fshesë. Probleme dhe me heqjen e mbeturinave. Ka vend për përmirësim. Ndarja e mbetjeve në burim, nuk funksionin ndarja në burim në kazanë, duket të fillojë që në shtëpi. Ideja e Veliajt për ndarjen në kazanët e plehrave ka dështuar, duhet të gjejnë mënyra të nxisin komuniteti për ndarjen në shtëpi. Duhen 2 lloj ndarjesh jo 4.
Ndahet lënda organike nga mbetjet e tjera dhe ato voluminoze. Tirana në periferi është e ndotur. Të ndotur janë dhe lumenjtë. Vetë Lana është problem. Lana duhet të kishte kanalizuar ujërat e zeza. Nuk mund të derdhen në mes të qytetet. Qelbin ajrin dhe ndotin gjithë qytetin. Duhet bërë punë e studiuar.
Më tej ambientalisti Lamko tha se vetëm nënkalimet mund ta lehtësojnë qarkullimin pasi nëpërmjet këtyre rrugëve mjetet do të lëvizin më shpejt.
Vetëm nënkalimet e lehtësojnë qarkullimin që mjetet të ecin me shpejtësi dhe të mos e nxisin. Me firmat e ndërtimit ka probleme me mjetet. Duhet ligj që ato duhet të dalin të pastruara dhe pluhurat që marrin në kantieret e ndërtimit shkarkohen në rrugë.
Territoret publike janë ngushtuar sa gënjejmë veten kur themi mbjellim pemë. Duhet futur në çdo zonë urbane gjelbërimi në ballkonet e pallateve. Kjo duhet që në planifikimet e ndërtesave. Me ndërtimet e bëra parqet janë zvogëluar.



