Vrau djalin, lihet në burg i moshuari: Jam i mbaruar (VIDEO)

Vrau djalin, lihet në burg i moshuari: Jam i mbaruar (VIDEO)

Ka dalë para gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë, 77-vjeçari Shefki Bylykbashi, i akuzuar për vrasjen e djalit 50-vjeçar Hamdi Bylykbashi.

“Arrest me burg” ka caktuar gjykata ndaj tij, duke bërë që të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve.

Në gjendje të rënduar, i moshuari dëgjohet të thotë në gjykatë, “Talleni me ne, jam i mbaruar”.

I moshuari nga fshati Zvezdë e Maliqit, akuzohet se ka vrarë të birin në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi ky i fundit ka tentuar që ta hedhë në pus, çka ka bërë që i moshuari për të shpëtuar nga duart e të birit ta godasë me levë hekuri, plagë të cilat i shkaktuan edhe vdekjen viktimës.

Ndërsa fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale dhe se 50-vjeçari në gjendje të dehur u rrëzua dhe dëmtoi kokën, hetimet çuan në zbardhjen e së vërtetës.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, i moshuari ka treguar ngjarjen se si ndodhi, duke shpjeguar se kurrsesi nuk ka dashur që të vriste djalin e tij, por vetëm që ta neutralizonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy