Alarmi i një virologu: Mos u vaksinoni çdo 3 muaj, mund të dëmtoni sistemin tuaj imunitar

Alarmi i një virologu: Mos u vaksinoni çdo 3 muaj, mund të dëmtoni sistemin tuaj imunitar

Ndërsa në Gjermani po diskutohet që personat mbi 60 vjeç të vaksinohen kundër koronavirusit për herë të katërt, virologu Ulf Dittmer ngre shqetësimin se disa doza vaksinash mund të bëjnë më shumë dëm sesa të ndihmojnë. Dittmer thotë se vaksinimet shumë të shpeshta mund të ndryshojnë sistemin imunitar dhe ta dëmtojnë atë. Ai këshillon që njerëzit të mos vaksinohen çdo tre muaj për të shmangur kërkesat për maskë ose teste.

Nëse i përsëritni kaq shpesh vaksinimet, mund të ketë ndryshime në sistemin imunitar”, paralajmëron ai në një intervistë për “Kölnische Rundschau”, transmeton revista Fenix.

Këtë e kanë treguar edhe të dhënat e para. "Unë mendoj se ka kuptim të vaksinohemi për dimrin e ardhshëm, por jo çdo tre muaj," tha Dittmer.

Për vaksinime të mëtejshme kundër koronavirusit, ai rekomandoi që pacientët të presin derisa të jenë të disponueshme vaksinat BioNTech dhe Moderna të përshtatura me variantin Omicron. "Këto janë vaksina bivalente, ato përmbajnë vaksinën e vjetër dhe variantin e përshtatur dhe nxisin një përgjigje të gjerë imune ndaj të gjitha varianteve të mëparshme. Prandaj, unë do të prisja shtatorin ose tetorin që ato vaksina të dilnin në treg dhe më pas do të vaksinohesha për stinën e dimrit”, thotë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy