Ambasadori izraelit mban yllin e verdhë në OKB

Ambasadori izraelit mban yllin e verdhë në OKB

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara (OKB), Gilad Erdan, ka thënë se ai dhe ekipi i tij do të mbajnë yje të verdhë në seancat e Këshillit të Sigurimit derisa të shpallet një dënim i plotë i "mizorive" të Hamasit të kryera më 7 tetor, pasi ai akuzoi ndërkombëtarët për mosveprim në lidhje me sulmin ndaj shtetit hebre.

"Disa prej jush nuk kanë mësuar asgjë në 80 vitet e fundit," tha Erdan në një fjalim të pasionuar në këshill të hënën, ndërsa mbante në xhaketë një yll të verdhë ku shkruhej "kurrë më".

"Kështu që unë do t'ju kujtoj," vazhdoi ai. “Që nga kjo ditë e tutje, sa herë që më shikoni do të kujtoni se çfarë do të thotë të qëndrosh i heshtur përballë së keqes. Ashtu si gjyshërit e mi dhe gjyshërit e miliona hebrenjve, tani e tutje unë dhe ekipi im do të mbajmë yje të verdhë.”

Erdan shtoi: "Ne do ta mbajmë këtë yll derisa të zgjoheni dhe të dënoni mizoritë e Hamasit".

Këshilli prej 15 anëtarësh nuk ka miratuar ende një rezolutë unike për konfliktin e ripërtërirë midis Izraelit dhe grupit militant palestinez.

Në disa episode gjatë historisë, hebrenjtë kanë mbajtur një yll ose distinktiv të verdhë për t'i identifikuar  si indivite me identitet etnik apo fetar të ndryshëm nga pjesa tjetër e vendasve - përfshirë nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, deri dhe gjatë Holokaustit.

“Në vend që të thërrasin ‘Sieg Heil’, këta islamistë radikalë nazistë bërtasin, ‘Vdekje Izraelit! Vdekje Amerikës! Vdekje Anglisë!’”, tha Erdan, duke shtuar se Izraeli u sulmua nga “nazistët e Hamasit” më 7 tetor.

I njohur ndryshe si ylli i Davidit, ylli me gjashtë cepa është simbol i hebraizmit dhe judaizmit. Ao është në qendër të flamurit të Izraelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy