Pas Vettingut, ambasadori Lu ia merr këngës dhe uron një vit të ri të mbarë për të gjithë shqiptarët

Pas Vettingut, ambasadori Lu ia merr këngës dhe uron një vit të ri të mbarë për të gjithë shqiptarët

Ambasadori amerikan gjithmon di si të surprisojë. Kësaj here nuk ka lidhje me politikën dhe as me Vetingun apo me akuza ndaj gjqsorit, por një këngë.

Këngën tradicionale “Ja na erdhi Viti i Ri” shumë shqiptarë janë mësuar ta dëgjoojnë nga vogëlushët në prag të festave të fundvitit, por këtë herë ajo vjen ndryshe për publikun.

Ishte ambasadori amerikan Donal Lu dhe stafi i ambasadës amerikanë të cilët janë bërë bashkë dhe kanë sjellë ndryshe urimin e tyre për festat.

I njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta dhe tepër të forta në gjuhën shqipe për klasën politike shqiptare, ambasadori Donald shfaqet shumë natyrshëm edhe në këndim po në gjuhën shqipe.

Në këtë video ata shfaqen me instrumente muzikorë fëmijësh në duar dhe veshjet me ngjyra festive dhe kanë risjellë një version aspak tradicional të këngës së fundvitit për fëmijë “Ja na erdhi Viti i Ri”. 

Stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë i është bashkuar një grup muzikor nga Elbasani, ALAR Band, që uron një vit të ri të mbarë për të gjithë shqiptarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy