Johnson: Mirëpres heqjen e taksës me Serbinë  

Johnson: Mirëpres heqjen e taksës me Serbinë  

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mirëpritur heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të kryeministrisë britanike, Johnson në një telefonatë me presidentin Aleksandër Vuçiç e ka mbështetur vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe ka mirëpritur heqjen e pjesshme të tarifave ndaj mallrave serbe.

Kryeministri mbështeti rinisjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Ai mirëpriti tërheqjen e pjesshme të Kosovës të tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe inkurajoi reagim pozitiv. Ai tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të kërkojë me ngulm heqjen e plotë të tarifave”, ka thënë ai.

Në këtë mënyrë, njësoj si BE, edhe Britania, tashmë jashtë Bllokut, e konsideron arritje heqjen e pjesshme të taksës, një vendim i qeverisë “Kurti” që SHBA nuk e ka përkrahur, duke e quajtur “një gabim serioz” përmes të dërguarit të presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy