Mësimi online, Mehmeti: Bëhet sa për të larë gojën, po humbasim vitin shkollor (VIDEO)

Mësimi online, Mehmeti: Bëhet sa për të larë gojën, po humbasim vitin shkollor (VIDEO)

Prej datës 9 mars, Ministria e Arsimit urdhëroi mbylljen e shkollave në të gjithë vendin dhe zhvillimin e procesit mësimor online. Por për ekspertin e arsimit parauniversitar, Ndriçim Mehmeti, kjo është një praktikë e dështuar. Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, Mehmeti renditi disa arsye, që sipas tij e bëjnë jofunksionale në Shqipëri këtë mënyrë alternative të zhvillimit të procesit mësimor.

“Nuk kemi testuar ndonjëherë mësimin online. Edukimin në distancë nuk e kemi aplikuar asnjëherë. Kemi një masë të madhe popullsie që as nuk ka akses në internet dhe as nuk e përdor dot. Mësimi online kryhet sa për të larë gojën, sepse nuk kontrollon dot. Si do bëhet p.sh. me studentët e infermierisë. Si do të bësh eksperimente kimike, punë praktike në biologji? Ajo që bëhet në RTSH është për të larë gojën. Ti ke në program 3 lëndë dhe 6 orë dhe jep vetëm 90 min mësim. Nuk mund të bëhet shkollë në televizor. Nëse do të ishte kështu, nuk kishim kaq shumë mësues. Duhet një plan masash që nuk është marrë dhe nuk ka për t’u marrë. Çfarë testimi online do të bëhet? Pse nuk thonë hapur që shkolla nuk ka për t’u hapur”, tha ai.

Mehmeti e konsideron të humbur vitin shkollor dhe sugjeron që Ministria e Arsimit të kalojë në planin B. Sipas tij, plani B do të ishte mbyllja për këtë vit shkollor e të gjitha klasave, përveç asaj të nëntë dhe të dymbëdhjetë.   

“Ne kemi një plan B se plani A iku. Mbyllim shkollën dhe bëjmë mësim vetëm për klasën e IX dhe të XII. Viti shkollor me shumë gjasa na ka humbur. Ne duhet ta themi këtë hapur, jo nga shtëpia, por nga zyrat”, tha ai.

Të njëjtën gjë, Mehmeti sugjeron edhe për arsimin universitar.

“Për studentët më e mira do të ishte shtyrja e vitit akademik. Ministria të marrë masa. Semestri i dytë është praktikë. Nuk po bëhet. Situata i ka dalë nga duart Ministrisë së Arsimit. Trump thotë duhen 3 muaj, Johnosn thotë duhen 12 javë. Në Itali thanë që projeksionet i bëmë gabim. Duhen marrë masa. Nuk mund t’i gënjesh nxënësit. Në task forcën e ngritur nga ministria jonë nuk ka përfaqësues të arsimit fare”, tha Mehmeti.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy