Kallëzimi i Meçollarit, vihet nën sekuestro baza ushtarake e Sarandës

Kallëzimi i Meçollarit, vihet nën sekuestro baza ushtarake e Sarandës

Baza detare e Sarandës, e dhënë me qira për 20 vite ndaj “Concord” dhe “Kastrati group” është vendosur nën sekuestro preventive nga SPAK me vendim gjykate.

Kjo sekuestro vjen pak ditë pasi ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, Bardhyl Kollçaku, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, u paraqit në SPAK, në të njëjtën ditë me ish-komandantin e Forcës Detare, Artur Meçollari.

Sekuestroja e bazës ushtarake të Sarandës vjen lidhur me kallëzimet e bëra nga Meçollari, për pretendimin e tij për abuzimin me pronat e ushtrisë dhe shkelje të rënda.

Meçollari pretendon se pronat e bazave ushtarake në Shëngjin dhe Sarandë janë dhënë me qira te biznesmenë, me qëllim përfitimi.

Po ashtu është njoftuar me një fletë-thirrje edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy