
Bashkimi Evropian ka draftuar një propozim për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me një afat të qartë të veprimeve, sipas një diplomati të lartë të BE-së, që ka folur për agjencinë e lajmeve “Reuters” nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur sot Tiranë. Draft-propozimi iu dërgua të dy palëve tha diplomati, duke folur në kushte anonimati.
Sipas diplomatit draft-propozimi shpalos pritshmëritë që palët të arrijnë marrëveshje finale për më pak se një vit. “Ka shumë gjëra që e bëjnë këtë hap të madh para sa i përket situatës aktuale. S’është njohje e plotë, por normalizim i plotë i marrëdhënieve”, u shpreh ai.



