Gjykata e Durrësit la në burg Rruzhdi Tasunin, i cili tre ditë më parë i mori jetën gruas së tij, duke e goditur me levë në kokë.
Autori u shfaq i penduar para togave të zeza, duke thënë se sherri mes tyre kishte ndodhur për shkak të disa borxheve.
“Ofenduam njëri-tjetrin për ca borxhe që kishim. Jam shumë i penduar. U kërkoj falje fëmijëve. Nuk duhet të kisha arritur këtu”, ishin fjalët që ai i tha trupit gjykues.
Krimi i rëndë ndodhi në dyqanin e metrazheve që ata kishin në pronësi.
Sipas hetuesve, burri e qëlloi të paktën 6 herë në kokë gruan me një shufër hekuri rreth 70 cm, e cila shërbente për të ulur qepenin e dyqanit të tyre”.



