
Partia Socialiste ka kërkuar prej ditësh shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri. Sipas burimeve të Tema TV, kjo pritet të ndodhë në seancën e datës 30 nëntor, pasi seanca e kësaj jave nuk do të mbahet. Mësohet se grupi parlamentar i PS-së do t’i propozojë Konferencës së Kryetarëve vendosjen si pikë në rendin e ditës së seancës së 30 nëntorit.
PS kërkon shkarkimin e Zgurit si kryetar dhe anëtar i KQZ-së për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe ligjit të dekriminalizimit.
Shkarkimi i Zgurit, i cili mori detyrën e kreut të KQZ-së në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha më 18 maj, i hap rrugë shpalljes së vakancës për kreun e KQZ-së. Hapja e garës për kreun e ri i jep mundësinë Partisë Socialiste të rimarrë kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.



