Video/ Trendi i ri që të shkëlqen flokët si Kim Kardashian të merr vetëm 8 sekonda kohë!

Video/ Trendi i ri që të shkëlqen flokët si Kim Kardashian të merr vetëm 8 sekonda kohë!

Shkëlqimi i flokëve (hair lamination) është një trajtim revolucionar që funksionon në pjesën e jashtme të flokëve. Ajo që përdoret mbi flokët është një përzierje e xhelatinës, keratinës dhe vajrave, që e bëjnë flokun më të butë në prekje dhe i japin një shkëlqim.

Formula aplikohet në larjen e fundit dhe më pas aktivizohet nga nxehtësia e një tharëse flokësh ose e një pjastre, duke formuar një shtresë mbrojtëse mbi secilën fije floku, për të mbyllur luspat e kutikulës dhe për të rigjallëruar proteinat që luajnë një pjesë të rëndësishme në riparimin e flokëve.

Parukierët e cilësojnë si një makijazh për flokët, trajtim perfekt i kursimit të kohës që përmirëson cilësinë e fibrave të flokëve, duke e bërë atë të lëmuar dhe të butë. Është kura perfekte për flokë të thatë dhe të dëmtuar, dhe zgjat vetëm 8 sekonda.

Në cilat lloje flokësh aplikohet?

Të gjithë! Qëllimi kryesor është të mbrojë flokët kundër humbjes së hidratimit të shkaktuar nga rrezet e diellit, toksinat dhe larja e tepërt. Këto faktorë mund të dëmtojnë flokët dhe është e rëndësishme të pastrojmë dhe hidratojmë flokët për të zvogëluar këto dëmtime dhe për të siguruar flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Ky trajtim bllokon ujin në flokë, duke e bërë atë deri në 8 herë më të hidratuar dhe 5 herë më të shkëlqyeshëm.

Dizavantazhet:

-Aplikohet vetëm në sallonet e bukurisë (ende nuk kemi info nëse ka nisur edhe në Shqipëri).

-Zgjat vetëm disa javë.

Burimi Glamour

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy