
Juristi Plarent Ndrecaj në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me situatën e krijuar në Partinë Demokratike për të cilën u shpreh se për aq kohë sa dy palët nuk njohin shumicën e njëra tjetrës, kjo situatë merr përmasa politike dhe juridike.
Me sa duket tashmë situata në PD ka shkuar në pikën që asnjë nga palët nuk do pranojë atë që është themelore në një statut të një partie themelore që është rezultati dhe votimi. Të dyja palët refuzojnë të njohin shumicën e njëra-tjetrës dhe tani ka kaluar në një problem politik dhe juridik. Të dyja palët nuk bashkohen në një proces që të bëhen bashkë dhe të kërkohet votëbesimi në elektorat.
Ndërsa i pyetur se Rama është distancuar nga kjo situatë dhe sa gjasa ka që PS të mos përfshihet në këtë situatë, Ndreca tha se Partia Socialiste nuk ka asnjë arsye të përfshihet në këtë çështje. Ai sqaroi se ‘luftën’ për godinën nuk e sheh si çështje pronësie sepse ajo i takon Partisë Demokratike, dhe se përfshirja e institucioneve do të jetë e nevojshme në momentin kur kryhet një vepër penale.
Jo PS është e përjashtuar nga çështjet e brendshme të PD dhe nuk ka arsye të ketë rol në këtë çështje. Nëse e ke fjalën për deklaratat e kryeministrit ai nuk ka arsye të jetë pjesë e këtij procesi. Ndërsa në cilësinë e kryeministrit ai prapë nuk ka çfarë të komentojë. Vija e kuqe varet në çfarë sensi trajtohet. Nëse kemi një përplasje palësh ajo ka kohë që ka ndodhur ndërsa përplasja fizike mendoj se është çështje e brendshme deri në pikën kur kryhet vepër penale atëherë prokuroria dhe policia kanë detyrim ligjor të marrin masat përkatëse. Godinën nuk e shoh si çështje pronësie sepse ajo i përket PD. Problemi është se subjekti politik se kush e drejton kjo përcaktohet se kush ka shumicën në çdo tentativë për marrjen e një prove me dhunë unë do e konsideroj si në kufijtë e vetëgjyqësisë dhe kur dy palë nuk njohin njëra-tjetrën është një palë e tretë që merr një vendim. Do jetë gjykata ajo që do bëjë një verifikim të akteve dhe do dalë në një konkluzion se kush ka saktësinë e dokumentacioneve të dorëzuar dhe ajo do vendosë se kush është vullneti i shumicës në PD. Nuk mendoj se bëhet përmes veprimeve fizike, kjo nuk mund të bëhet me anë të forcës.
Ndërsa lidhur me akuzat se Rama bashkëpunon me Bashën, Ndreca tha se ka akuza dhe se Rama bashkëpunon me Berishën, pra akuzat e përdorura nga të dyja palët janë për të tërhequr vëmendjen e votuesve dhe për të marrë mbështetjen e demokratëve.
Edi Rama është akuzuar sikur bashkëpunon me Bashën dhe me Berishën, kështu që të dyja palët e përdorin Ramën si një mënyrë për të bërë mbështetësit e tyre për vete dhe e përdorin si një argument për të marrë mbështetjen nga demokratëve. Por Rama s’ka arsye pse të jetë i përfshirë këtu. Unë si qytetar i këtij vendi kam interesin që PD të jetë vizionare dhe një konkurente me karakter dhe pretendete reale për të marrë pushtetin. PD duhet të gjejë forcën që se ka mesa duket për ti zgjidhur gjërat. Kjo situatë nuk i shërben askujt, as vendit dhe as Ramës kjo i dëmton të gjithë dhe përfshin këtu dhe qeverinë.



