Lajm shumë pozitiv, e sheh sipërmarrësi Arbër Kadia dhënien e dy licencave të para për rrjetin 5G, e cila kap një vlerë prej 10.9 milionë euro.
Ai shpjegoi për MCN Economy se një rrjet i komunikimit 5G ndërtohet nga kulla të ndryshme të cilat komunikojnë dhe nëse në një kullë kapaciteti mbushet, humb cilësia, por se me rrjetin 5G ka kapacitet më të madh transmetimi të të dhënave dhe cilësia është më e madhe.
Kadia tha se 5G është një bandë komunikimi më e gjerë nga ajo që kemi parë deri tani dhe jep mundësi që transmetimi i të dhënave nga serverat dhe nga pajisja në pajisje të jetë më e shpejtë.
Sipas tij, 5G është një mundësi shumë e madhe që u jepet kompanive për të bërë trackimin dhe gjurmimin mes pajisjeve, në mënyrë që të mos ketë vonesa.
Aktualisht shërbimi i telefonisë celulare në Shqipëri, paçka vendeve që bëhet mbulimi i mirë me rrjet, vende vende nuk ka shërbimin e duhur, ardhja e 5G përmirëson atë si duhet të jetë e ardhmja, që në telefonin tënd ajo që ti kërkon të bëhet siç duhet transmetimi.
U jep mundësi operatorëve të ndryshëm që të futen me shërbime teknologjike në treg. Është një lajm tmerrësisht pozitiv që po vjen 5G tek ne, megjithëse nuk e di se çdo të thotë për telekomunikacionin, ndërkohë që jemi duke folur për shërbimin e internetit.
Përfitimet janë të jashtëzakonshme, me afrimin në shërbime të ndryshme teknologjike, i jepet mundësia një personi që të futet në një treg ndërkombëtar.
Ka rreziqe, oportunitete por dhe të panjohura. Por shyqyr që kemi arritur që atë që shihnim si 5G në telefonat tonë, më në fund i jemi afruar.
Efekte anësore mund të ketë, pasi kjo është teknologji e re për të cilat nuk kemi shumë informacion.
Problemi që ka në përgjithësi njerëzimi kur vjen një ide apo teknologji e re, ka reagim, pasi tremb adoptimi.
Kemi dy lloj përfitimesh, të drejtpërdrejta ku përfitojnë operatorët e tregut me shërbime, ndërsa nëse je person që do përfitim si përdorues, përfiton nga shërbime të tjera në një zonë ku nuk ka akses në shërbime të duhura.
Sa i takon sistemit të pagesave, Kadia u shpreh se ky sistem do të jetë më i shpejtë dhe operatorët e shërbimit do të marrin pagesa në kohë reale.
Ndër të tjera shtoi se do të ketë përmirësim edhe në shërbimin ndaj qytetarit, për shkak të ndërlidhjes së shpejtë të sistemit për të procesuar më shpejtë pagesat.



