Italia me një vaksinë të sajën, Reithera/Grad-Cov2 është e sigurt me vetëm një dozë

Italia me një vaksinë të sajën, Reithera/Grad-Cov2 është e sigurt me vetëm një dozë

Kompania italiane Reithera ka paraqitur vaksinën e saj në spitalin e Spallazanit në Romë.

Prezantimi i kësaj vaksine anti-Covid do të kalojë gjithsej në tre faza prove, ndërkohë që prezantimi i saj ishte vetëm faza e parë e të gjithë procesit.

Drejtori shkencor i Spallazanit, Giuseppe Ippolito, ka deklaruar se kjo vaksinë nuk ka asnjë efekt anësor në 28 ditët pas injektimit të saj.

Sipas tij këto rezultate janë shumë më të mira se ato të Modernas dhe Pfizer-it, pasi të dyja këto vaksina kanë shfaqur efekte anësore tek personat të cilët kanë marrë dozat e nevojshme.

Bëhet fjalë për GRAd-CoV2, e prodhuar nga kompania Reithera dhe sipas ekspertëve një dozë e vetme do të ishte e mjaftueshme dhe e sigurt për të krijuar mbrojtjen e nevojshme.

"Ne regjistruam 100 persona dhe 45 u vaksinuan me doza të ndryshme duke bërë kështu edhe vlerësimin e sigurisë. Vaksina nuk kishte efekte serioze anësore në 28 ditët e para pas vaksinimeve, një rezultat më i mirë se Moderna dhe Pfizer që kanë shfaqur efekte anësore. Kulmi i prodhimit të antitrupave në 4 javë mbetet konstante dhe vaksina është një dozë e vetme” ka deklaruar Ippolito.

Prodhuesit e vaksinës kanë deklaruar gjithashtu se 92.5% e të vaksinuarve kanë zhvilluar antitrupa qartësisht të dallueshëm.

Duke krahasuar të dhënat nga ky studim me Moderna dhe Pfizer jemi në linjën e duhur dhe presim aftësinë e vaksinës për të parandaluar sëmundjen në mënyrë të konsiderueshme si vaksinat e tjera. Do të paraqesim protokollin tek agjencitë rregullatore në një kohë të shkurtër dhe hipoteza është të mbyllim fazën 3 deri në verë”, ka deklaruar drejtori shkencor i Spallazanos, Giuseppe Ippolito.

ReiThera është një kompani e specializuar në bioteknologji , në projektimin dhe zhvillimin e produkteve biofarmaceutike. Ekspertiza specifike është pikërisht në vaksinat kundër sëmundjeve infektive. Kompania kontrollohet 100% nga Keires AG, një kompani zvicerane me seli në Tecnopolo di Castel Romano, në provincën e Romës, ku u krijua vaksina anti-Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy