Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka kërkuar më shumë mbështetje financiare nga Bashkimi Europian. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të 2024, ajo tha se fondi prej 3.3 miliardë lekësh, i vënë në dispozicion nga qeveria nuk është i mjaftueshëm për skemën e mbështetjes së fermerëve.



