Kërkesa e Metës, Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare të premten

Kërkesa e Metës, Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare të premten

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare ditën e premte, 3 shkurt, në orën 12:00.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet pas një kërkese që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i dërgoi pak ditë më parë Presidentit lidhur me çështjen e mosarrestimit të Klement Balilit.

Kërkesa e Metës u bë disa ditë më parë, kur dy partitë e mëdha të maxhoranës patën disa përplasje përmes deklaratave të zyrtarëve të tyre lidhur me arrestimin e Balilit dhe situatën e kanabisit në vend.

Këto përplasje kulmuan dje me shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy