Në puntatën e fundit të sezonit televiziv, programi i mëngjesit “Zgjohu me MCN”, zgjodhi të risjell një surprizë që ish-konkurrentja e formatit “Love Island”, Xhesika Elezi, i bëri gjyshes së saj.

Befasia kishte të bënte me takimin që ai i siguroi nënë Nadires, në cilësinë e një fanse me ish-fituesin e BBVIP2, Luizu Ejlli.
Sot për shikuesit e programit të mëngjesit, ajo rrëfeu ndjesinë që mori gjyshja nga ky takim.
Në momentin kur unë i bëra surprizën nëna Nadirës nuk besova se do kishte kaq shumë impakt. Mendova thjesht ta regjistroja atë që do të ndodhte, të bëja filmin që ta ruaja si kujtim për atë që do ti bëja gjyshes.
Por në momentin që vendosa ta shpërndaja besova se ishin disa emocione shumë të bukura, shumë të lezetshme, dhe pse jo t’i ndaja me njerëzit që do na ndiqnin. Video bëri bom, u pëlqye jashtëzakonisht shumë, dhe nëna Nadira kur vajti në Shqipëri më tha ‘a ka mundësi të ma heqësh fytyrën nga tubi, se më ndalojnë njerëzit rrugëve’. Të gjitha rrjetet sociale i emërton me fjalë të veçanta.
Edhe kur ishte te ju në studio, ishte kënaq, me tha kam fol më shumë unë se gazetarët.
Njëherë sikur e kishte me hezitim Denisin që kur dola nga “Love Island”, tani sa flasim në telefon, më thotë po Denisi, si është, çfarë bën.



