Omonia feston 33-vjetorin/ Kello: Kryetemë Beleri, Athina e vendosur të mos bëjë asnjë hap pas për betimin e tij  (VIDEO)

Omonia feston 33-vjetorin/ Kello: Kryetemë Beleri, Athina e vendosur të mos bëjë asnjë hap pas për betimin e tij (VIDEO)

Omonia festoi sot në ambientet e bashkisë së Himarës, 33-vjetorin e krijimit, ku Fredi Beleri ishte qendër të diskutimeve. Gazetari Andon Kello në një raportim nga Himara tha se ambasadorja greke theksoi që Athina nuk do të bëjë asnjë hap pas lidhur me kërkesën për betimin e Belerit. Po ashtu Kello vë në dukje se në sallë kishim një unifikim të partive greke sa i takon përfaqësimit, ku morën fjalën deputetë të “Demokracisë së Re” në qeveri, si dhe PASOK-ut dhe SYRIZA-s. 

Ditën e sotme ishte 33-vjetori i themelimit të organizatës politike Omonia në Shqipëri, dhe festa është mbajtur në Himarë, bashkia e vetme që s’ka momentalisht në të gjithë Shqipërinë një kryetar bashkie në zyrë. Kjo festë e Omonia-s pa Fredi Belerin, s’mund të mos komentohej çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, e cila ishte edhe kryetemë e çdo folësi të kësaj feste, të këtij takimi, që kishte mbledhur anëtarë të komunitetit grek në Shqipëri, edhe komunitetit greqishftolës në Himarë, si dhe politikanë e diplomatë grekë.

Secili prej tyre në krye të fjalës kishte Fredi Belerin. Ambasadorja greke Konstantina Kamitsi,  siguroi se Greqia është e vendosur të mos bëjë asnjë hap pas për betimin e Fredi Belerit. Ajo theksoi se Greqia po punon po ashtu për të ruajtur marrëdhëniet e mira me Shqipërinë. Më pas fjala ka qenë për disa deputetë grekë. Ra në sy që kishim një unifikim të politikës greke, pasi folësit ishin një i Demokracisë së Re, dhe tjetri nga PASOK, dhe në fund një ish-deputet i SYRZIA-s. Ata njëzëri theksuan mbështetjen e Greqisë për Fredi Belerin, duke e theksuar pengimin e betimit të tij si një vendim politik, dhe i bënë thirrje qeverisë shqiptare që të lejojë betimin.

Ra në sy që organizimi u mbajt brenda bashkisë së Himarës. Nuk mund të mbante edhe fjala e Vangjel Dules, kryetari i PBDNJ, i cili dha një mesazh të fortë, pasi theksoi në 33 vite politika shqiptare ka tentuar të zhdukë minoritetin grekë, por ai paralajmëroi se nuk kanë për t’ia dalë, ndërkohë Fredi Belerin e konsideroi të marrë peng nga Rama”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy