Kryebashkiaku socialist i Tropojës Rexhë Byberi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije se ai është subjekt i SPAK për dy çështje, atë McGonigal, si dhe një kallëzim për “shpërdorim detyre”, por ende nuk dihet arsyeja e thirrjes në Prokurorinë e Posaçme.
Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije:
Rexhë Byberi, kryebashkiaku socialist në detyrë në Tropojë, për SPAK është dy herë subjekt, një herë për çështjen ose për dosjen McGonigal, pasi ai është fotografuar dhe është i pranishëm me agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, teksa i jep edhe titullin qytetar nderi i Tropojës, dhe nga ana tjetër është i kallëzuar nga 300 banorë të komunitetit të Tropojës për shpërdorim detyre, lidhur me tenderin e një rruge të dhënë një të afërmi të tij dhe leje për shfrytëzimin e hidrocentralit. Biberaj nuk ka dhënë një prononcim për mediat se përse është sot në SPAK, por në dalje do insistojmë sërish, pasi Prokuroria për shkak të sekretit hetimor nuk jep një përgjigje. Janë 24 kryebashkiakë, mes të cilëve 6 ish-kryebashkiakë, që kanë kaluar dyert e SPAK. Priten që të tjerë kryebashkiakë dhe ish-funksionarë të paraqiten në SPAK për të dhënë deklarime”.



