
112 vjetori i Pavarësisë e gjen Shqipërinë me sfida të ndryshme që me çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë e deri te sfidat tjera politike dhe shoqërore.
Por historia sipas studiuesit të historisë, Sazan Guri, të ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ka dëshmuar se nuk ka qenë korrekte me shqiptarët, teksa sipas tij, është gjetur e copëtuar dhe e deformuar në qindra vite.
Ne vit pas viti kemi hequr element të historisë së Shqipërisë sepse po të vesh re që nga koha e pushtimit Osman ata nuk lejonin që ti të gërmojë më shumë te toka e bukës, se po t’u dali historia këtyre shqiptarëve, ata pastaj do kujtohet se ç ‘janë dhe se ç’mund të bëjnë.
Sidomos në 200-300 vitet e fundit, në vitet 700 e këtej, historia e Shqipërisë u copëtua dhe nuk u tregua përkundrazi u deformua nga pushtuesit e asaj kohë.
Pastaj historia e luftës është një gënjeshtër komplet, pastaj deri në vitet e sotme, ndërhyrjet në historinë tonë vazhdojnë deri më sot.
Sazan Guri sqaron faktet mbi datat e largimit të gjermanit të fundit. Ai thotë se dilemat se a duhet festuar 20 apo 29 nëntori, ndodh për ‘fajin’ e historianëve të cilët, sipas tij, janë të politizuar dhe se nuk janë të prerë dhe të vendosur me fakte.
Kjo mori konotacion politik sepse historianët nuk janë të prerë, të vendosur m me fakte, nuk e kanë thënë dot. Historianët duke qenë të politizuar edhe në mënyrë të tejskajshme, nuk pranojnë asgjë nga dritëhijet e një diçkaje të mëparshme.
Kjo ndodh për shkak të historianëve të politizuar që të kenë një ballafaqim me të vërtetën, gjë që nuk e kanë,
Nëse me datë 29 nëntor, ke fakte që 80 vjet më parë, që partizanët bënin foto duke qeshur, po të ishte luftë në datën 29, kur ikën ata në 4 të mëngjesit apo në 1, kur po të ishte luftë, ndërkohe që ka fakte që ra dëborë në datë 29 nëntor në Shkodër, janë gjetur gjurmë, nuk ka gjurmë lufte, nuk ka fishekë. Po ka një lloj luftimi në datë 29, që shkuan në shtëpitë e tregtarëve që ishin pjesa e shoqërisë shkodrane, familje te mesme, dhe filloj terrori i parë se u kishte thënë sllavi, këta që janë më flamur me shkabe, bjeri.
Nëse historia e vendos dhe e thotë një herë e mirë dhe të bjerë argumente dhe të shteroj bisedën dhe e vendos në formën e një akademi dhe një këshilli të historianëve, se ka qenë apo jo e kundërta.



