
Prokurori i SPAK, Dritan Prençe ka dhënë pretencën dhe kërkon dënimin e tetë të pandehurve për hetimet lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka është kërkuar dënimi me 4 vite burg, i cili konvertohet në 2.8 me gjykim të shkurtuar.
Për Erjon Murataj u kërkuan 4 vite burg, 2.8 me gjykim të shkurtuar.
Për Bledar Karolin u kërkuan 4 vite, 2.8 me gjykim të shkurtuar.
Për Taulant Tushën u kërkuan 4 vite burg, 2.8 me gjykim të shkurtuar.
Për Namik Simixhiu u kërkuan 4 vite brg, 2.8 me gjykim të shkurtuar.
Për Valbona Ballgjinin u kërkuan 2 vite dhe nga gjykimi i shkurtuar konvertohet në sëerbim prove.
Për Sidita Koplikun u kërkuan 2 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar konvertohet në shërbim prove.
Për Jetmir Llapaj u kërkuan 2 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar konvertohet në shërbim prove.



