Siljanovski: Nuk e prisnim Dinamon në këtë situatë

Siljanovski: Nuk e prisnim Dinamon në këtë situatë

Dinamo përballet me Vllazninë ditën e nesërme, në një sfidë ku do të kërkohet me çdo kusht fitorja. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur mbrojtësi i dinamovitëve, Goran Siljanovski.

Ky i fundit u shpreh se askush nuk e priste që Dinamo të ishte në këtë situatë, por shtoi se nesër do të futen në fushë vetëm për fitore.

“E respektojmë Vllazninë si një skuadër e fortë. 3 ndeshjet e fundit kemi bërë mirë por nesër duam të fitojmë. Në këtë pikë të sezonit çdo pikë është e nevojshme. Objektivi i vetëm është të shpëtojmë sezonin. Nuk e prisnim të ishim në këtë situatë, por kemi edhe 14 ndeshje përpara. Do stërvitemi fort që të rregullojmë gabimet tona”, u shpreh Siljanovski.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy