Gjykata e Lartë ka dënuar me 500 mijë lekë gjobë për shpifje kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Deputeti demokrat është paditur në vitin 2015 nga ministri i Brendshëm në atë kohë, Saimir Tahiri. Paloka e ka akuzuar Tahirin për lidhje me bandat e krimit në vend.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Paloka tha se ai është marrë nën presionin e kryeministrit Rama.
“Gjykata e Larte e vene nen presion nga bosi i Tahirit merr vendime te tilla. Kjo eshte arsyeja pse ne nuk lejojme e nuk do te lejojme qe drejtesia te mbetet ne duart e Rames dhe kujtdo pushtetari tjeter. Shkeputja e lidhjeve te qeverise me krimin ,jane nje nga arsyet madhore pse ne protestuam dhe realizuam qeverine teknike”, tha Paloka.



