Edhe si pjesëtar i një prej spektakleve të dashurisë, Robert Aliaj, tregon pse ata që e shohin nga jashtë tërhiqen shumë prej tyre. Ai e sqaron se tërheqja vjen në formën e hipnotikes, duke ditur se nga çfarë preken më shumë spektatorët. Në një përgjigje në Instagram, Dragoti lë të kuptohet se çdo gjë është për hir të ekranit e famës, ndërsa surprizuese do ishte nëse në jetën reale do krijohej një lidhje e vërtetë dashurie.
Pjesë nga video-mesazhi i tij:
Ka diçka shumë hipnotike që i bën t’i ndjesh këto lloj spektaklesh dhe s’më habit fakti që shikoni një episod dhe rrëmbeheni nga ngjarjet që zhvillohen dhe shikoni gjithë sezonin. Dhe më pas do bini në grackën e situatave që ndodhin aty.
Në veçanti ka diçka që na bënë kuriozë dhe jemi të tërhequr nga njerëzit që duna të ndjekin ëndrrat e dashurisë duke braktisur çdo lloj paragjykimi, një mundësi ku unë vetë kam shpresuar që audienca ta shijonte këtë pasion. Por kjo do varej nga perceptimi subjektiv që kemi ne për dashurinë. Dashuria është bërë kaq e zakonshme sa po ndodh dhe në spektaklet që nuk bazohen në romancë. Provokohet një dinamikë interesante ku dikush vihet ne piedestal, kjo i bën vajzat që të duket ai personazhi të duket më interesant.
Ajo që do surprizonte është nëse këto marrëdhënie të krijuara në situata artificiale, në jetën reale të bëhen realitet të krijojnë familje dhe të zgjasin. Atëherë do thosha që kanë gjetur dashurinë në një vend krejtësisht të pashpresë.



