
Maxhoranca ka miratuar dje dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj.
Shtatë ministra dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe marrin zyrtarisht detyrën pas votimit në Parlament.
Ndërkohë, posti i ministrit të Jashtëm mbetet bosh deri në dekretimin e Presidentit Meta.
Në presidencë, kryeministri Rama ka çuar emrin e vet për marrjen e funksioneve të ministrit të Jashtëm.
Por kreu i shtetit është shprehur se do të marrë të gjithë kohën që përcakton ligji për të dekretuar Ramën në detyrën e ministrit të Jashtëm.



