Deti me Greqinë, Meçollari: Mund të shkojmë në një marrëveshje si ajo e 2009-s

Deti me Greqinë, Meçollari: Mund të shkojmë në një marrëveshje si ajo e 2009-s

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë në mes të muajit të ardhshëm. Një ndër çështjet më të rëndësishme në axhendën e takimit me homologun Gerapetritis është përcaktimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike, një temë që prek drejtpërdrejt kufijtë detarë dhe të drejtat mbi shfrytëzimin e burimeve natyrore në Jon.

 

Në studion e MCN TV, Artur Meçollari, Ish-zv komandat i Forcës Detare, tha se pala greke po e shfrytëzon dakordësinë politike të marrë në tavolinë në vitin 2020. Meçollari tha se gjasat janë që të shkohet drejt një marrëveshjeje shumë të ngjashme me atë të 2009-s. 

 

Do të jetë një takim rutinë. Qeveria shqiptare kërkon të modifikojë marrëveshjen e 20 tetorit 2020. Ka tentuar ta bëjë edhe ish-ministrja Xhaçka gjatë vizitës së Dendias në Shqipëri. Greqia ka përfituar dakordësi politike dhe pavarësisht se është në disavantazh të Shqipërisë, e ka marrë atë dhe nuk po e lëshon më nga dora. 

 

Shqipëria ka dërguar draft-marrëveshjen për në Hagë. Shqipëria ka hyrë në negociata zyrtare me Greqinë në 2018. U riparuan defektet dhe u ekzekutuan porositë e Gjykatës Kushtetuese. Greqia njohu vendimin e Gjykatës Kushtetuese, hyri në negociata nga baza zero. Njohu vijën e drejtë bazë të Shqipërisë dhe protokollin e Firences 1925. E vetmja gjë që nuk u zgjidh në vitin 2018 është masa sa do të ulemi në favor të Shqipërisë nga vija me distanca të barabarta. E vetmja pyetje për Gjykatën Kushtetuese është sa duhet të ulet Greqia dhe të fitojë Shqipëria det për shkak të equité-së. 

 

Mund të shkojmë në një marrëveshje shumë pranë asaj të 2009 dhe shumë larg projeksionit të asaj të 2018. Shqipëria dhe Greqia duhet të bëjnë negociata për një draft-marrëveshje që përcakton pyetjet për Hagën. Palët shkojnë në Hagë me një marrëveshje dhe në marrëveshje janë përcaktuar dy pyetje. Në rastin konkret kanë vetëm një pyetje: në kushtet e një metodologjie të re delimitimi, sa territor duhet të ketë më tepër Shqipëria sesa vija me distanca të barabarta e përcaktuar. 

Meçollari u ndal edhe te autorizimi për ngritjen e grupit negociator, i cili pret firmën e presidentit prej më shumë se dy vitesh. 

 

Presidenti e di shumë mirë që në momentin që firmos një autorizim të tillë cenon integritetin territorial të Shqipërisë. Ka një konsulencë për të cilën janë paguar 3 milionë euro. I bëj thirrje kryeministrit të bëjë publik draftin përfundimtar të kompanisë konsulente Omnis Strategy të gruas së Tony Blair. Kryeministri do të vijojë t’i bëjë presion presidentit për të firmosur këtë autorizim. Nëse presidenti e firmos, palët hyjnë në negociata sipas dakordësisë së vitit 2020, pra për të gjitha çështjet. 

 

Grekët kanë marrë një dakordësi politike në tavolinë, të padrejtë për Shqipërinë. Ata do ta shfrytëzojnë deri në fund kryeministrit që ai t’i bëjë presion presidentit të firmosë. Do ta shfrytëzojnë siç e shfrytëzuam ne në 2018 dobësinë e qeverisë Tsipras dhe arritëm të bëjmë negociata të suksesshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy