Këtë të enjte, territori i vendit do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Parashikohet që në orët e para të ditës të ketë alternime mes vranësirave dhe kthjellimeve, ndërsa pas mesditës kthjellimet do të bëhen më të dukshme në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verilindje–veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej rreth 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, herë pas here, intensiteti i saj mund të rritet deri në 16 m/s.
Sa i përket detit, në Adriatik dhe Jon pritet valëzim i moderuar, me forcë nga 2 deri në 4 ballë.



