Holandë, koronavirusi shfaqet dhe te kafshët

Holandë, koronavirusi shfaqet dhe te kafshët

Dy ferma holandeze kanë raportuar raste të COVID-19 te kafshët e tyre, konfirmoi të dielën Ministria e Bujqësisë në vendit.

Lundërza në dy fermat e vendosura 15 km nga njëra-tjetra në Holandën e Jugut "treguan simptoma të ndryshme përfshirë probleme të frymëmarrjes", tha ministria në deklaratën e saj.

Lundërzat janë gjitarë me ngjyrë të errët, mishngrënës, që rriten për lëkurën e tyre.

Ka nisur një hetim për të përcaktuar burimin e infeksioneve.

Autoritetet "supozojnë se kafshët janë infektuar nga njerëzit" pasi të dyja fermat kishin punonjës me simptoma për COVID-19 dhe theksuan se megjithëse "kalimi nga njeriu tek kafshët është i mundur, ndikimi i këtij kontaminimi të kafshëve në shëndetin e njeriut aktualisht është i papërfillshëm".

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në fermat e tjera, kafshët dhe plehrat janë të ndaluar të lënë fermat e infektuara.

Këto nuk janë rastet e para të infektimit te kafshët.

Një tigër në një kopsht zoologjik në Nju-Jork, kafshë shtëpiake si mace dhe qen, raportohet të jenë të infektuar me virusin që shkakton COVID-19, kryesisht pas kontaktit të ngushtë me njerëzit me COVID-19.

 

Këshillohet që njerëzit të trajtojnë kafshët shtëpiake ashtu si anëtarët e tjerë të familjes njerëzore dhe të mos lejojnë që ata të ndërveprojnë me njerëz ose kafshë jashtë familjes. Gjithashtu rekomandoi që nëse dikush në familje zhvillon simptoma, të izolohet nga kafshët shtëpiake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy