
Samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian do të mbahet sot përmes video-konferencës.
Ky samit ishte planifikuar të mbahej më 7 maj në Zagreb, por për shkak të pandemisë u ndërrua data.
BE është partneri më i rëndësishëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe video-konferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkan Perëndimor.
Në luftën kundër Covid-19, Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor janë të bashkuar. Samiti do të sigurojë një mundësi për të nxjerrë në pah solidaritetin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në këto kohë krize. Partnerët në rajon kanë kontribuar për të ndihmuar shtetet anëtare të BE-së, ndërsa Bashkimi Europian ka mobilizuar mbi 3.3 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor të merret me krizën e koronavirusit.
Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të bashkojë krerët e shteteve ose qeveritë nga vendet anëtare të BE-së, udhëheqës nga gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të kryesojë takimin. Ai do të përfaqësojë BE-së së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Andrej Plenković, Kryeministri i Kroacisë, i cili aktualisht mban presidencën e Këshillit, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian, përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të marrin pjesë gjithashtu Banka Botërore, Banka Evropiane e investimeve dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
Pas samitit do të zhvillohet një konferencë për shtyp, me Presidentët Michel, von der Leyen dhe Kryeministrin Plenkovi.
Shqipërinë në këtë samit virtual do ta përfaqësojë kryeaministri Edi Rama, kurse Kosovën, presidenti Hashim Thaçi.
Ndërsa të gjithë pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor, do të përfshihen pa simbole kombëtare, është bërë e ditur në Bruksel.



