Pakistan, vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Pakistan, vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim të Pakistanit, ka lënë të vdekur gjashtë ushtarë dhe ka lënduar të paktën dy të tjerë, kanë thënë zyrtarët.

Sulmi në provincën e Baluçistanit ka ardhur pasi vendi ishte duke festuar përvjetorin e 70-të të pavarësisë.

“Ka qenë një sulm shumë i fuqishëm me bombë”, ka thënë zëdhënësi i forcave paramilitare, Khan Wasseh, përmes telefonit.

Organizata militante, Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit e marrë përgjegjësinë për sulmin, ka raportuar AFP.

Ky është sulmi i dytë që ka cak forcat e sigurisë në këtë rajon brenda tri ditëve, pasi një bombë rrugore në Kueta ka lënë të vdekur të paktën 15 ushtarë dhe civilë më 12 gusht.

Baluçistani, gjendet në kufi me Afganistanin dhe Iranin dhe njihet si provinca më e paqëndrueshme e Pakistanit.

Në këtë pjesë ka sulme të ndryshme nga grupe militante sunite, siç janë talibanët, të cilët kërkojnë lirimin e provincës së tyre nga Islamabadi. / REL /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy