
Vdes në moshën 95-vjeçare e mbijetuara e holokaustit që kaloi në 4 kampe përqendimi dhe i sherbeu Anne Frank.
Gena Turgel u bë e njohur si Nusja e Belsenit pasi u martua me një nga ushtarët që çliroi kampin e saj.
Turgel, e lindur në Krakov, Poloni, më 1923, humbi pjesën më të madhe të familjes së saj pas pushtimit gjerman 1939.
Trusti Arsimor i Holokaustit tha se ajo "pa u lodhur" ndau historinë e saj për të siguruar se "tmerret e Holokaustit nuk harrohen kurrë".
Turgel, ishte fëmija e më i vogël nga nëntë fëmijët e tjerë dhe ishte vetëm 16 vjeç, kur nazistët pushtuan Poloninë më 1 shtator 1939, e cila shkaktoi Luftën e Dytë Botërore.
Ajo u zhvendos në geto të Krakovit me nënën e saj dhe katër vëllezërit e motrat.
Një vëlla u qëllua nga SS, një tjetër u largua dhe nuk u pa më.
Ajo dhe pjesa tjetër e familjes që mbijetuan u dërguan në kampin e punës të Plaszow në buzë të Krakovut para se të ecnin në Auschwitz-Birkenau në dimrin e vitit 1944.
Në janar të vitit 1945, Turgel dhe nëna e saj kaluan katër javë në një "marshim vdekjeje" në një kamp përqendrimi tjetër, Buchenwald, përpara se të merreshin nga treni i bagëtive në Bergen-Belsen.
Turgel punoi në spital, aty ku ajo ishte kujdesur për Anne Frank, ditaret e të cilëve më vonë gjetën famë ndërkombëtare, pasi 15-vjeçarja po vdiste nga tifoja.
Në një intervistë me BBC, Turgel tha: "I lava fytyrën, i dhashë ujë për të pirë dhe unë ende mund të shoh atë fytyrë, flokët e saj dhe se si ajo dukej".

Më 15 prill 1945, ushtria britanike çliroi Bergen-Belsen.
Midis çlirimtarëve ishte Norman Turgel, i cili u martua me Gena-n gjashtë muaj pasi e gjeti atë.
Veshja e saj e dasmës, e cila u bë nga një parashutë e ushtrisë britanike, tani është shfaqur në Muzeun Imperial të Londrës.
Në vitin 1987, Turgel botoi historinë e saj në një libër të titulluar "Unë ndizja një qiri".



