Infektimet me Covid, mjekja Dollenberg: Vaksinimi dhe masat shmangin një valë të katërt

Infektimet me Covid, mjekja Dollenberg: Vaksinimi dhe masat shmangin një valë të katërt

Ditët e fundit vendi ynë ka regjistruar shifra të larta të infektimeve me Covid, si dhe humbje jete. Për të diskutuar mbi sitautën epidemiologjike, në një komunikim të drejtpërdrejt me Skype në studion e lajmeve në MCN TV ishte mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Dollenberg, specialiste e mjekësisë së urgjencës, e cila është dhe kryetare e Forumit të mjekëve në Europë.

E pyetur nëse rritja e rasteve të infektimit ka lidhje me variantit Delta, Dollenberg sqaroi në bazë të informacioneve se pothuajse kudo në Europë shifrat flasin mbi 90% të të infektuarve me këtë variant, as Shqipëria nuk përbën përjashtim.

Më tej ajo deklaroi se vetëm përmes vaksinave mund të shmangim hospitalizimin e pacientëve, ndërsa e konsideroi këtë proces si një alternativë të nevojshme.

Ndërsa përsa i përket ecurisë në vijimësi të kësaj situate epidemiologjike, mjekja theksoi se vaksinimi dhe një shtim i masave bllokuese, si dhe respektimi i distancës dhe mbajtja e maskës me detyrim do të mund të shmangte një valë të katërt në Shqipëri.

Informacionet flasim për një shifër të lartë mbi 90% të variantit Delta si për Shqipërinë ashtu edhe për të gjithë Evropën. Vështirësia te Delta është vështirësia e identifikimit se ndryshe nga ai klasiku shprehet në formën e një rrufe të thjeshtë. Momenti i testimit na tregon një diagnozë të qartë. Përsa i përket protokollove të OBSH për trajtimin e Deltës janë të ngjashme me ato të variantit klasik. Jo vetëm terapia me oksigjen por edhe infuzionet e dhëna në kohë sepse te fëmijët dhe të moshuarit shkakton humbje të lëngjeve. Vaksina mbetet një alternativë e nevojshme. Të gjithë duhet ta marrin vaksinës sepse vetëm kështu kemi një farë mbrojtje. Shifrat që po shohim vërtetojnë atë që kemi parashikuar se fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës do jetë i vështirë. Kjo është rreziku numër 1, ndërsa rreziku tjetër është që variantet si Delta kanë një infektueshmëri të lartë dhe vetëm vaksinat mbrojnë që ta kalosh më lehtë. Prandaj do thoja të rriten masat bllokuese dhe të vaksinohemi për të shmangur një valë të katër në vjeshtë.

Lidhur me paqartësitë në Shqipëri për vaksinat, për cilësinë dhe për efektet anësore, por ndërkohë edhe për skepticizëm nga vetë mjekët që ende se kanë marrë vaksinën, Dollenberg sugjeroi se shembulli i mirë nis nga mjeku për qytetarët, pra nëse mjeku nuk vaksinohet vetë kjo shkakton pasiguri te qytetarët.

Faktikisht mjeku duhet të eci me shembullin e mirë për qytetarët me vepra dhe jo me fjalë, pra nëse mjeku se bën vet vaksinën shkakton pasiguri te popullata. Skeptikët lidhur me vaksinën duhet të shohin rezultatet. Ky fakt duhet ti bëjë jo vetëm mjekët por dhe qytetaret të vetëdijshëm se pa vaksina nuk ka imunizim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy