Konflikti Izrael/ Kantozi: Ky rrezik nuk është vetëm rajonal, jemi 365 ditë të kërcënuar (VIDEO)

Konflikti Izrael/ Kantozi: Ky rrezik nuk është vetëm rajonal, jemi 365 ditë të kërcënuar (VIDEO)

David Kantozi nga Izraeli që i përket komunitetit hebre në një lidhje skype me MCN Live ka rrëfyer atë që janë duke përjetuar populli atje pas konfliktit me Hamasin.

Ai tha se u bënë 6 ditë që hidhen raketa dhe ata jetojnë në dhomat e sigurisë, por jo të gjitha banesat e kanë një të tillë. Sipas Kantozit, edhe në rrugë ka qendra strehimi jo të nëndheshme, ndërsa bëri me dije se pavarësisht rrezikut nuk e mendojnë kurrë për tu larguar nga Izraeli.

Izraeli është në gjendje lufte. Dita e sotme nisi si një nga ditët e luftës që tashmë u bënë 6 ditë me gjuajtje raketash nga terroristët e Hamasit pa dallim zone dhe pa llogaritur numrin e raketave që është mjaft i madh. Para 30 minutash pati goditje dhe në qytetin Hashkelon, një goditje direkt në një godinë. Unë jam në qytetin Modinë 70 km larg Rripit të Gazës. Kuptohet raketat kanë arritur dhe më këtej,  kanë arritur në Tel Aviv dhe ne jemi vendosur në dhomat e sigurisë. Ne kemi sistemim e mbrojtjes mjaft efikas por jo hermetik dhe kemi pasur dhe goditje nga raketat e gjuajtura.

I pyetur se sa kohë ju duhet ju për tu zhvendosur në ato që konsiderohen strehëza, Kantozi tha se fatkeqësisht është një gjë normale në Izrael dhe fatkeqësi që në 2023 çdo shtëpi aty duhet të ketë një dhomë bunker.

Jo të gjitha shtëpitë e kanë atë dhomë. Ka sisteme alarmi që njofton se po vjen një raketë dhe kjo varet dhe nga afërsia që ti je me Rripin e Gazës. Ka vende që kanë 6 sekonda dhe ato 20 sekonda kohë. Në qytetin ku jetoj unë është i ri dhe çdo banesë ka dhomë strehimi ku jemi të pajisur me gjërat e domosdoshme. Edhe kur je në rrugë ka qendra strehimi jo të nëndheshme por që i përshtaten gjendjes.

Ndërsa pyetjes se ai ai është gjendur në Izrael, David Kantozi tha se komuniteti hebraik shqiptar jeton në Izrael tashmë prej gati 32 vitesh.

Me sa di unë rrethi im i ngushtë familjar vendin më të sigurtë për hebrejtë konsiderojnë Izraelin dhe se kam menduar që do ta lë ndonjëherë për të mirë dhe të keq, por secili vendos dhe bën llogaritë e veta, unë nuk e di personalisht që komuniteti hebrenj të ketë bërë një kërkesë për tu larguar nga Izraeli. Shumë miq dhe shok të mi nga Shqipëria më kanë marrë në telefon dhe na kanë ofruar mirëpritjen në shtëpitë e tyre. Sa i takon shqiptarëve në Izrael si turistë, studentë apo për të tjera arsye, di që para dy ditësh po bëhen përpjekje që të largohen nga këtu.

Më tej ai tregoi se është bërë një mobilizim, ndërsa ushtria Izraelit ka bërë kërkesën dhe popullata është mobilizuar duke arritur në një numër dhe më të lartë se sa pritej.

Ne jemi me eksperiencë në të tilla situata dhe lufte. Ne jemi popull i izraelit dhe kush ka moshën për t’ju bashkuar këtij kontributi i janë bashkuar. Ndjenjat janë mjaft emocionuese. Janë bërë masakra në fshatrat e vogla përreth Rripit të Gazës, një pamje e tillë vetëm gjatë kohës së Holokaustit është parë, ata kanë hyrë në Izrael vetëm për të vrarë popullin civilë dhe bota duhet ta marrë vesh këtë. Erdhi koha që të mos jemi më naiv që kjo është e vërtetë, por dhe bota duhet ta kuptojë se ky rrezik nuk është më rajonal por të trajtohet Hamasi siç është trajtuar ISIS. Janë pamje të tmerrshme dhe shpresoj se për të ardhmen e këtij shteti Hamasi të mos ekzistojë dhe Gaza të mos jetë më një kërcënim për Izraelin. Ata janë një grup terroristë veprojnë si të tillë dhe këtë e pa tashmë dhe e gjithë bota.

Ndërsa lidhur dështimin e sistemit të sigurisë në Izrael, ai sqaroi se buxheti ushtarak i izraelit është mjaft i lartë dhe fatkeqësisht u kapën në befasi, por inteligjenca e izraelit se kapi dot.

Kjo ndodhi befasisht. Është e pamundur që 365 ditë të jesh në top, jemi të kërcënuar. Ushtria izraelite e mori përsipër këtë gabim, këtë dështim që na kapën në befasi, por për momentin duhet të fitojmë këtë luftë sepse nuk është luftë për territor por për ekzistencë sepse në këtë rajon ku ne jetojmë duhet të luftosh për të jetuar sepse në të kundërt nuk do na kursejë. Nqs terroristët nuk do kenë armë do ketë paqe, por nëse Izraeli s’do ketë armë nuk do ekzistojë, prandaj duhet ti japim fund njëherë e mirë kësaj lufte terroriste. Çdo moment këtu është i vështirë, patjetër që është një gjë që është mjaft e zorshme për tu shpjeguar. Unë fëmijët i kam të rritur dhe i kam pas ushtrie. Me fëmijët e vegjël është e vështirë s’ke gjuhë për t’ja shpjeguar. Irani kërkon të krijojë këtu një luftë dhe më të madhe, ata kërkojnë ta nxehin dhe më tepër, por Izraeli është i fortë, populli i fortë, po ashtu dhe ushtrua e fortë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy