Publikohet traileri dhe titulli i “Matrix 4”

Publikohet traileri dhe titulli i “Matrix 4”

Filmi “Matrix” është kthyer me të vetmin titull që do t’i përshtatej pas dy titujve të mëparshëm: “Ripërsëritja e Matrix” dhe “Revolucioni i Matrix”.

“Matrix 4” do të mbajë titullin “Ringjallja e Matrix”.

Lajmi u bë i ditur në botimin vjetor të “CinemaCon” për kinematë dhe industrinë e shfaqjeve.

Në panelin e “Warner Bros” u shfaq traileri i parë i filmit së bashku me titullin.

Videoja ende nuk është publikuar  në internet, por ata që e panë atë thanë se Neo, Keanu Reeves, shfaqet në një botë të së ardhmes dhe Neil Patrick Harris luan rolin e terapistit të Neos.

Sipas tyre Neo takohet me Trinity, Carrie-Anne Moss, të cilët mezi e njohën njëri-tjetrin fillimisht.

“Ringjallja e Matrix” është filmi i parë i serive të “Matrix” që prej vitit 2003. Gjithashtu “Ringjallja e Matrix” është i vetmi i realizuar nga një prej Wachowski ( Lana Wachowski shkroi dhe drejtoi filmin, ndërsa Lilly Wachowski nuk është përfshirë).

Përveç Reeves, Trinity, Harris, në film do të luajë dhe Jada Pinkett Smith (në rolin e Niobe), Lambert Wilson si Merovingian, Yahya Abdul-Mateen II dhe Priyanka Chopra.

Shumë pak është zbuluan për “Ringjalljen e Matrix”, por flitet se Neo dhe Trinity kanë ngecur brenda Matrix. Apo ndoshta janë klonet e tyre? Apo ndoshta njerëzit jashtë Matrix vdesin dhe ringjallen brenda Matrix-it?

Na duhet të presim deri më 22 dhjetor të këtij viti që të shohim premierën e “Ringjalljes së Matrix”, i cili fillimisht do të shfaqet në HBO MAX.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy