Berisha-socialistëve: Ju përzura me hu nga pushteti

Berisha-socialistëve: Ju përzura me hu nga pushteti

Ish­-kryeministri Berisha ka hedhur akuza të rënda dje në drejtim të kryeministrit Rama. Gjatë seancës në Parlament, Berisha akuzoi vëllanë e kryeministrit për përfshirje në trafik kokaine. “Olsi Rama, me makinën e Gentian Gjonajt është përfshirë në trafik kokaine. Kam pesë dalje kufiri me data”, tha Berisha.

Deputeti i PD-së akuzoi kryeministrin Rama se ka dhënë urdhër për lirimin e Lulzim Berishës dhe është takuar me Emiljano Shullazin, para se ky të arrestohej.

Gjatë fjalës së tij pati ndërhyrje të deputetëve socialist nga salla, ndërsa Berisha u përgjigj se i kishte larguar me hu nga pushteti.

“Erdhët në pushtet me dhunë, ju përzura me hu, huri është vota në këtë rast. Mos përmendi 1997 se është turpi juaj”, u shpreh Berisha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy