Gruaja e kryeministrit spanjoll nën hetim për korrupsion, Sanchez: Besoni në drejtësi

Gruaja e kryeministrit spanjoll nën hetim për korrupsion, Sanchez: Besoni në drejtësi

Gruaja e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, Begona Gomes, është vënë nën hetim nga gjykata e Madridit, pas dyshimeve për korrupsion.

Ndaj saj ka nisur një hetim paraprak, i cili do të hetojë marrëdhëniet e dyshuara të saj me disa kompani private që marrin kontrata dhe fonde publike, bazuar në një ankesë të paraqitur nga sindikata e ekstremit të djathtë “Manos Limpias” (Duart e pastra).

Hetimi synon të zbulojë nëse duhet të hapet një dosje hetimore në rast se ka indicie për abuzimin me informacionin dhe korrupsionin, të ngritura si dyshim në denoncim.

Ankesa i referohet takimeve të mbajtura në vitin 2020 nga Begona Gomez me drejtorin menaxhues të Air Europe, linja ajrore që mori 475 milionë euro si “paketë shpëtimi” nga shteti spanjoll, pas krizës së pësuar nga Covid-19.

Gjithashtu edhe për faktin se kryeministri Pedro Sanchez mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, i cili miratoi dekretin e financimit.

“Në një ditë si kjo dhe pavarësisht lajmeve që dëgjova, pavarësisht gjithçkaje, unë vazhdoj të besoj në drejtësinë e vendit tim”, deklaroi Sanchez të mërkurën, pas lajmeve për nisjen e hetimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy