Pas largimit të Asadit, në Siri nis një tjetër luftë: ajo për pushtetin. Por Turqia do të jetë në krah të Sirisë, duke mbështetur rindërtimin e saj. Në studion e lajmeve përmes Skype, gazetari Abdulvehap Ejupi tha se në këtë periudhë tranzicioni, Turqia është kategorike për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë.

Siria është në tranzicion. Ka dyndje dhe shpërngulje si të brendshme, edhe të jashtme. Pas ikjes së Asadit, miliona sirianë duan të kthehen. Ndërkohë, qeveria e tranzicionit ka filluar detyrën. Tani fillon një luftë tjetër: lufta e pushtetit. Forcat opozitare po mbështeten nga Turqia. Para pak çastesh kanë arritur një marrëveshje armëpushimi. Në territoret e Sirisë Lindore nën kontroll të YPG shumica e popullsisë janë arabë. YPG përkrahet nga SHBA dhe vendet perëndimore. Turqia është kategorike për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë. Qëndrimi i Turqisë ka peshë në terren.

Ejupi u ndal te interesat që ndërthuren në Sirinë post Asad

Interesi i SHBA është se aty janë 70-80% e burimeve të naftës. SHBA përfiton. Izraeli është themeluar mbi okupimin e Palestinës. Mua nuk me befason asnjë nga këto. Në çdo vakum që sheh, Izraeli vijon ekspansionin e tij.

Sipas tij, largimi i Asadit drejt Moskës, është në fakt fitore e Turqisë.

Shefi i inteligjencës turke është sot në Damask. Po flitet për sigurinë në Siri, integritetin territorial dhe rindërtimin. Ky takim ka peshë simbolike dhe strategjike. I gjithë organizimi i çlirimit të Sirisë ka ndodhur me aprovimin nga Turqia. Ikja e Asadit është fitore e Turqisë. Rusia nuk do të ketë më përparësinë që kishte falë tij në detet e ngrohta. Largimi i tij nga pushteti u jep forcave qeveritare mundësi. Rol model kanë Turqinë si shtet me pakica të shumta që jetojnë në paqe. Turqia do të ketë kontribut si në ndërtimin e Sirisë edhe më gjerë.