Djegia e spitalit Covid në Tetovë, reagon politika shqiptare: Pikëlluese, ngushëllime familjarëve

Djegia e spitalit Covid në Tetovë, reagon politika shqiptare: Pikëlluese, ngushëllime familjarëve

Një tragjedi u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku një spital COVID, i ndërtuar muajt e fundit, u përfshi nga flakët duke i marrë jetën të paktën 14 personave.

Zjarri tashmë është shuar plotësisht, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet. Spitali COVID ishte ndërtuar vetëm muajt e fundit, për të trajtuar pacientët e infektuar dhe materiali me të cilin ishte ndërtuar u përfshi shumë lehtë nga flakët duke u shkrumbuar tërësisht.

Kryeministri Edi Rama iu është bashkua mesazheve ngushëlluese për ngjarjen e rëndë, ku deri më tani flitet për 10 viktima. Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ndërsa e ka shoqëruar postimin dhe me një fjongo të zezë në shenjë zie.

Mirëmëngjes dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Për ngjarjen e spitalit të Covid-19 nuk mungoi as reagimi i kreu të opozitës, Lulzim Basha ku nëpërmjet një postimi në Twitter e ka konsideruar ngjarjen tragjike, duke i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve.

Pikëlluese lajmet e hidhura qe vijnë nga Tetova. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën!.

Nëpërmjet një mesazhi, edhe Presidenti Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.

Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës. Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara! Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre. Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve! Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën tragjikisht në “shpërthimin” e zjarrit në spitalin COVID në Tetovë.

Një ngushëllim ka shprehur edhe për të gjithë komunitetin shqiptar duke thënë se dhimbja e tyre është edhe e jona dhe anasjelltas.

Dhimbja juaj është dhimbja jonë, tragjedia juaj është tragjedia jonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy