Jeta e aktores që vdiq në rrethana misterioze 12 vite më parë do bëhet dokumentar

Jeta e aktores që vdiq në rrethana misterioze 12 vite më parë do bëhet dokumentar

Jeta dhe vdekja e Brittany Murphy do të jenë subjekt i një seriali dokumentar me dy pjesë në HBO Max. Seriali do të mbulojë karrierën e Murphy dhe vdekjen e saj misterioze në 2009-n kur ishte vetëm 32 vjeçe. Murphy njihet më shumë për rolet e saj në Clueless, 8 Mile, Sin City dhe King of the Hill.

“Seriali do të tregojë një portret të thellë dhe intim të personazhit që eksploron jetën dhe karrierën dhe rrethanat misterioze rreth vdekjes tragjike" të Murphy”, tha HBO Max në një njoftim për shtyp. Pjesë e saj janë intervista me miqtë dhe familjen e Murphy, si dhe pamjet arkivore të papublikuara më parë.

Brittany Murphy's Former Home Where She Died Is For Sale

“Pranova të bëja këtë film sepse mendoj se është turp që jeta dhe karriera premtuese e Brittany është eklipsuar nga rrethanat e vdekjes së saj. Mendoj se është e rëndësishme të festojmë talentin e Brittany ndërsa përpiqemi të shpjegojmë rrethanat tragjike të vdekjes së saj dhe Simon”, tha regjisorja Cynthia Hill.

Brittany Murphy: The Mysterious Circumstances Surrounding Her Untimely  Death - Biography

Murphy vdiq në vitin 2009 nga ato që dyshohej se ishin shkaqe natyrore. Në vitin 2010, mjeku ligjor deklaroi që ajo pësoi një incident në organizëm të shkaktuar nga pneumonia me anemi dhe një përzierje e barnave pa recetë dhe me recetë. Bashkëshorti i saj, Simon Monjack, vdiq nga pneumonia akute dhe anemia muaj pas vdekjes së Murphy.

Remembering Brittany Murphy On Her Birthday | Brittany murphy, Curly hair  styles, Pretty people

Murphy filloi të aktrimin në fillim të viteve 1990 dhe debutoi rolin e saj të rëndësishëm në filmin e vitit 1995, ‘Clueless’, si Tai Frasier. Filmi i saj i fundit ishte filmi horror ‘Something Ëicked’, i cili nuk doli deri në vitin 2014.

Burimi: PopSugar

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy