
Partitë opozitare në Malin e Zi kanë deklaruar se do të boikotojnë zgjedhjet ,duke mbështetur qytetarët malazez të cilët protestojnë për të 14-ën javë, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Milo Gjukanoviç. Nisur nga protestat e ngjashme në Serbi, Kroaci e Shqipëri, mediat e huaja ngrenë dyshime për një skenar të ri në Ballkan që mund të sjellë trazira.



