Kanosi një person, në kërkim 29-vjeçari në Burrel, I sekuestrohen 12 targa makinash, 2 policie

Kanosi një person, në kërkim 29-vjeçari në Burrel, I sekuestrohen 12 targa makinash, 2 policie

Një 29-vjeçar më precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje eshtë shpallur në kërkim pasi kqanosi n jë person për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit  në rrugë operative se në një lokal në qytetin e Burrelit, një shtetas me precedent të theksuar kriminal kanoste një shtetas tjetër për motive  të dobëta, menjëherë kanë shkuar në adresën e marrë.

Shtetasi Hulk Dedja, porsa ka parë shërbimet e policisë ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin "Policia", 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krehër kallashnikovi.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Mat, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë shpallur në kërkim shtetasin H.D.,  29-vjeç, banues në Burrel.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit H.D., si dhe të personave të tjerë që shoqëronin këtë shtetas, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale "Kanosja", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy