Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, i pyetur se çfarë do të ndodhë me LSI me rikthimin e Ilir Metës në krye të saj, pas përfundimit të Presidencës, thotë se duhet pritur deri në përfundim të detyrës si kreu i shtetit për të parë se çfarë drejtimi do të marrë.
Duke folur për MCN TV, Braimllari deklaroi se ajo çka pritet me interes është komunikimi për të komunikuar qartaz çfarë do të ndodhë pas 24 korrikut.
Ne nesër do të mbajmë Konventën Kombëtare të LSI, që ka të bëjë me shumë probleme që po kalon vendi, nga ana tjetër Konventa vjen në një moment shumë të rëndësishëm për vendim.
Ne presim një angazhim në politikë të zotit Meta, se opozita në përgjithësi ka nevojë për energjinë e tij, eksperiencën e tij dhe axhendën e tij e cila ka qenë pro procesit integruese.
Konventa do të analizojë situatën politike në vend, do të bëjë qartësinë e LSI në muajt në vazhdim dhe do të nisë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Ajo që është me më rëndësi, nesër në startim të Konventës së LSI do të njihen detajet e tjera.
Konventa vjen në një moment të rëndësishëm për vendin ku duhet energji e re, pozicionim i ri në opozitë dhe nevojë për tu hapur.
I pyetur nëse LSI do i bashkohet protestave që ka paralajmëruar Sali Berisha, ai tha se kanë qenë në protestën e 7 korrikut dhe do të jenë pjesë e një aksioni opozitar me këdo faktor dhe forcë politike që është e vendosur qartazi përballë keqqeverisjes dhe jo thjesht me një opozitë të shitur apo blerë.
Ajo që na bën bashkë si faktor opozitar, largimi i Edi Ramës, keqqeverisja, pagat e ulëta.
I pyetur për zërat se LSI do të kthehet në një parti me natyrë radikale sovraniste nisur edhe nga deklaratat e zotit Meta, dhe letra e fundit drejtuar Kuvendit për të shpallur Ramën tradhtar, lidhur me negociatat me Greqinë për kufijtë detarë, por edhe për menaxhimin e Butrintit, ai shtoi se nuk mund të flitet për parti radikale, për sa kohë që ka qenë gjithë kohës pro integrimit.
Që kur u krijua LSI ka luajtur rol në zhbllokimi i krizave. Roli i LSI, është forcë politike e cila ka siguruar rrotacionin politik në vend në mënyrë demokratike dhe paqësore dhe ka sjellë zhvillime politike për vendin.
Në çuarjen përpara të proceseve integruese. Zoti Meta gjithmonë kur ka qenë jo vetëm kreu i shteti, ka ruajtur rol të rëndësishëm në funksionimin e shtetit. Ai ka pasur marrëdhënie korrekte me qytetarët.
Sa i takon shpalljes "non grata" të Sali Berishës nga Britania e Madhe dhe se si do të jetë bashkëpunimi i LSI me Berishën, Braimllari shtoi se është çështje e tij personale.
Është një çështje personale e zotit Berisha dhe për këtë ka pasur një komunikim publik shterues, e keqja e vendit është keqqeverisja, largimi i të rinjve nga vendi, pagat e ulëta.
Këto janë problemet sot për vendit. Për vendimmarrjen e fundit apo edhe të parën nga SHBA, zoti Berisha ka pasur komunikim shterues, ne na intereson marrëdhënia me qytetarët.
Tashmë është e njohur për opinionin publik se zoti Rama është tërësisht i korruptuar, Rama është shkatërrues i sistemeve ligjore, gjithmonë ka tentuar të shkatërrojë sistemin e drejtësisë.
Janë këto e keqja e vendit që një opozitë e bërë bashkë në një front të gjerë, duhet të luftojnë për të kthyer shërbimin e munguar.



