
Nën moton “Serbia zgjohu!”, janë zhvilluar sot në disa qytete të Serbisë protesta masive kundër Presidentit Aleksandar Vuçiç.
Një incident i dhunshëm është shënuar në Novi Sad, ku në pamje shfaqen protestuesit teksa sulmohen me mjete piroteknike.
Mediat në Serbi raportuan se mbështetësit e SNS-së filluan të qëllonin me piroteknikë, fishekzjarrë, si dhe të hidhnin shishe e gurë drejt demonstruesve.
Në rrugët e Serbisë është krijuar kaos, ku akset janë bllokuar me kontejnerë mbeturinash, të rrëzuar përtokë. Sipas Ministrisë së Brendshme në Beograd një oficer policie është plagosur pasi u sulmua nga një protestues në ambientet e Partisë Progresive Serbe.
— Niko (@Niko50714468) August 13, 2025



