Kabul, seri shpërthimesh në varrim, 18 të vdekur

Kabul, seri shpërthimesh në varrim, 18 të vdekur

Një seri shpërthimesh gjatë funeralit të djalit të një senatori të vrarë gjatë protestës së të premtes në Kabul i kanë marrë jetën 18 personave në kryeqytetin afgan dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë.

Në varrim ndodhej dhe shefi i ekzekutivit, Abdullah Abdullah, i cili megjithatë ka shpëtuar nga ngjarja pa asnjë gërvishtje. 

Zyrtarët vendas kanë paralajmëruar njerëzit që t’i qëndrojnë larg demonstratave sepse mund të kthehen në shënjestra të sulmeve të militantëve. 

Postoblloqe janë ngritur në të gjithë qendrën e Kabulit, rrugët e të cilit patrullohen me autoblinda. Episodet e fundit të dhunës vijnë pikërisht në kohën kur kryeqendra e Afganistanit është praktikisht e bllokuar nga forcat e rendit. 

Nuk është e qartë mbi kë rëndon përgjegjësia për tre shpërthimet në funeral. Ministria e Shëndetësisë e vendos numrin e të plagosurve në të paktën 87.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy