Votohet përfaqësuesi nga Shqipëria në Gjykatën e Strasburgut

Votohet përfaqësuesi nga Shqipëria në Gjykatën e Strasburgut

Darian Pavli është zgjedhur si përfaqësuesi i Shqipërisë, si anëtar i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Pavli zëvendëson në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Ledi Biankun, të cilit i mbaroi mandati.

Shqipëria ka çuar disa kandidatë për këtë gjykatë, por që janë refuzuar nga Strasburgut për shkak se nuk përmbushnin kriteret, ndërsa Pavli është vlerësuar nga Komisioni i Përzgjedhjes së kandidatëve në Gjykatën e Strasburgut.

Kjo kandidaturë iu prezantua Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pak ditë më parë nga Komiteti për Zgjedhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) i Këshillit të Evropës.

Më 28 shtator, komiteti, i përbërë nga 20 anëtarë nën kryesimin e Valeriu Ghilechi të Moldavisë, intervistoi tre kandidaturat e paraqitura nga qeveria, Sokol Berberi, Darian Pavli dhe Mariana Semini.

Pavli ka lindur në vitin 1975 në Vlorë dhe ka master të dyfishtë në ligj kushtetues dhe krahasues nga Universiteti Qendror Evropian (Hungari) dhe ligjin e shërbimit publik nga Shkolla e Ligjit e Universitetit të Nju Jorkut (SHBA).

Në bazë të jetëshkrimit paraqitur Këshilli të Evropës, Pavli ka përvojë të gjerë si avokat gjyqësor, por jo si gjykatës. Vitet e fundit, ai ka punuar si ekspert ligjor pranë Fondacionit Soros në Tiranë dhe aktualisht është ekspert ligjor pranë misionit EURALIUS V.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy