Tregu i Lezhës, objekti që kushtoi miliona lekë dhe nuk funksionoi asnjë ditë

Tregu i Lezhës, objekti që kushtoi miliona lekë dhe nuk funksionoi asnjë ditë

Emisioni “Xhadat” trajtoi  mungesën e një tregu në qytetin e Lezhës. Prej vitit 2008 është ndërtuar  në 8 000 metra katrorë një objekt që duhej të shërbente si treg. Ky treg është bërë me financim të Ministrisë së Bujqësisë, me një fond të alokuar në atë kohë në komunën e Kolshit në bashkëpunim me komunën e  Zejmenit, si pronare e truallit. Godina ka  kushtuar rreth 66 milionë lekë të reja. 

Megjithëse janë përdorur paratë e buxhetit të shtetit për të ndërtuar një objekt që do të ndihmonte fermerët e asaj zone, fakti është se prodhimet bujqësore të zonës vazhdojnë të jenë pa treg. Godina provoi shumë funksione të tjera, por asnjëherë atë për të cilin u ndërtua. Objekti i përcaktuar dikur për treg sot po amortizohet. Ai i shërben bashkisë së Lezhës si vend magazinimi për objekte shkollore.

Në oborin e këtij objekti shihen grumbuj materialesh shkollore të dëmtuara si dhe xhama të thyer.

Emisioni investigativ “Xhadat” u interesua  pranë Bashkisë së Lezhës për të marrë më shumë informacion në lidhje me situatën sot të këtij objketi,  që asnjëherë nuk u shfrytëzua si treg edhe pse kanë kaluar më shumë se 13-të vjet që është ndërtuar.

Nënkryetari i Bashkisë Ermal Pacaj  tha:

Në bashkinë e Lezhës,kjo nuk është një problematikë e re. Në fakt tregu agro- bujqësor është ndërtuar në 2008 nga ministria e Bujqësisë nga një fond i alokuar  në komunën e Kolshit të kohës  në bashkëpunim me komunën e Zejmenit  si pronare e truallit. Me informacionin që ne kemi ai treg ka kushtuar diku te 66 milion lekë të reja. Pasi është ndërtuar, komuna  e atëhershme ja dha në funksion një punishteje  për punimin e këpucve dhe ajo ka qenë hera e fundit që ai treg është shfrytëzuar. Ne kemi marrë një iniciativë në vitin 2020 që të bëjmë rregjistrimin e tij tregu, sepse ai treg në momentin që ne flasim bashkia  Lezhë është pronare e truallit, por jo e godinës,  sepse objekti nuk është rregjistruar në kadastrën shtetërore. Ama problematika kryesore ngërçi kryesor që ne  kemi tani është që bashkia e Lezhës nuk është pronar i objektit,  është vetëm pronar i truallit. Aktualisht ajo godinë provizorisht ka shërbyer vetëm si vend magazinim i  mobiljeve të shkollave.  Bashkia e Lezhës po shikon  të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore që atë treg ta vendos në funksion të destinacionit për të cilin është ndërtuar.

Ndërsa për kryetarin e Këshillit të Agrobiznesit shqiptar, z.Agim Rrapaj, kjo problematikë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe të merrën masat për një auditim të procedyurave.

Kjo godinë tashmë është në një gjëndje të amortizuar sipas informacioneve që kemi dhe realisht nuk po përdoret edhe sot e kësaj dite për qëllimin për të cilin është ndërtuar. Tregjet janë hallkat kyçe edhe për sigurinë ushqimore, janë hallkat kyçe si për blektorinë po edhe për ushqimet që konsumohen.  Njëkohësisht janë  edhe një mundësi për fermerët që ata të mos i shesin produktet e tyre tek grumbullusi informal, siç po i shesin, por t’i shesin ato në një treg, ku të kenë mundësi të vendosin çmimin. Prandaj  është një emergjencë që organet e Minstrisë së Bujqësisë, organet e kontrollit  që merren me efiçencën e buxhetit ta kenë në qendër të vëmendjes këtë. T’i bëhet një audit i plotë dhe të dalin me konkluzione konkrete.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy