Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me dërgimin e 10 mjekëve dhe 20 infermierëve shqiptarë në Itali, në ndihmë të stafeve mjekësore atje, për të luftuar koronavirusin.
Duke falenderuar në shqip gjestin solidar të Shqipërisë, Soreca ka publikuar edhe shënimin në twitter të delegacionit të BE-së në Shqipëri.
"Solidariteti i treguar demostron një arsye të mirë që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së", thuhet në postim.



