Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Anira Gjoni nga IGJEUM, në një komunikim për MCN live, bëri të ditur se reshjet e shiut do të jenë intensive edhe gjatë ditës së sotme.
Sipas saj, reshjet ishin parashikuar dhe publikuar që dje, për të cilën kanë lajmëruar edhe Emergjencat Civile.
Në buletinin e djeshëm ne kishim publikuar që priteshin sot reshje shumë intensive, kurse Dibra, Lezha, Durrësi dhe Tirana priteshin reshje intensive të shoqëruar ehe me shtrëngata. Ndërsa për Elbasanin, Fieri dhe Berati priteshin reshje mesatare, në Korçë, Vlorë e Gjirokastër, reshje të dobëta dhe lokalisht shkonin në mesatare.
Ne lajmërojmë Agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile ashtu siç e kemi në protokollet e marrëveshjeve tona dhe nuk sjellim panik te publiku, është diçka tjetër.
Sipas Gjonit, Shkodra, vijon të mbetet zona më e rrezikuar nga reshjet intensive, për të cilën parashikohen edhe përmbytje te zonat urbane.
Përgjatë ditës së sotme deri në ora 3 në drekë, presim të reshjet të vazhdojmë me intensitet të shtuar, ashtu siç kanë nisur, me intensitet dhe nga mbrëmja do të qetësohen. Për ditën e nesërme presim që reshjet të jenë mesatare dhe kryesisht më shumë do të ketë në jugun e vendit.
Problematike sot ngelet Shkodra, pasi aty reshjet janë intensive dhe situata mund të ketë përmbytje edhe në zonat urbane.



