Ish-modelja akuzon Trump për ngacmim seksual

Ish-modelja akuzon Trump për ngacmim seksual

Ish-modelja Stacey Williams akuzon Donald Trump, të cilin e ka takuar përmes Jeffrey Epstein, për ngacmim seksual ndaj saj në vitet 1990, raporton The Guardian.

Williams, e cila ka punuar si modele profesioniste në vitet 1990, tha se ajo u takua për herë të parë me Trumpin në vitin 1992 në një festë Krishtlindjesh pasi u prezantua nga Epstein dhe e akuzoi ish-presidentin se e kishte ngacmuar atë në Trump Tower në 1993, në atë që ajo beson se ishte një “lojë perverse” mes dy burrave.

Pak çaste pasi mbërritën, pretendon ajo, Trump e përshëndeti Williams, e tërhoqi drejt tij dhe filloi ta përkëdhelte. Ajo tha se ai vendosi duart e tij “në të gjithë gjoksin tim, si dhe belin dhe të pasmet e mia”.

Ajo tha se ngriu sepse ishte komplet e hutuar për atë që po ndodhte. Në të njëjtën kohë, ajo tha se besonte se i kishte parë dy burrat duke buzëqeshur me njëri-tjetrin.

The Guardian citon një zëdhënëse të fushatës që i hodhi poshtë akuzat si një histori të rreme, të përgatitur nga fushata e Harris dhe e përshkruan Williams si “një ish-aktiviste” të ish-presidentit demokrat Barack Obama.

Epstein u dënua më vonë për abuzim seksual dhe vrau veten në burg në vitin 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy